Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës ku ka uruar myftiun Naim Tërnava për festën e Fitër Bajramit, raporton InLajmi.
Gjatë vizitës në BIK, Konjufca uroi të gjithë qytetarët e besimit mysliman, me ç’rast vlerësoi lartë punën e Bashkësisë Islame.
“Erdhëm këtu për ta uruar Bajramin e Fitërit, një festë për të gjithë besimtarët mysliman. E falënderova për kontributin e çmuar, e në veçanti për solidaritetin me skamnorët”, ka thënë Konjufca.
Po vazhdon të mbetet e hapur Bashkësia Islame e Kosovës në pritje të mysafirëve për nder të Festës së Fitër Bajramit. /InLajmi/