Largimi e tij u arsyetua si ndërhyrje në politikë, pasi kishte reaguar ndaj shpenzimeve të deputetëve për karburante. Kaq iu dashtë ish-zyrtarit policor, Amir Hoxhës që të përballet me suspendim, pastaj edhe me ndërprerje të kontratës me institucionin e Policisë së Kosovës.
Hoxha shpreh pakënaqësi ndaj avancimeve në Institucionin e Policisë.
Por jo të gjitha largimet e policëve janë të tilla.
Ndër vite në Policinë e Kosovës janë dorëzuar dorëheqje vullnetare.
Bazuar në të dhënat e Policisë që nga viti 2017 e deri në 2021, 159 Policë kanë hequr dorë nga profesioni i tyre.
Në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka bërë të ditur se që nga themelimi i këtij institucioni të sigurisë në mënyrë vullnetare janë dorëhequr 1108 policë, shkruan Gazeta Express.
Por cila është strategji që kjo sindikatë do ta përdorë për t’i bindur zyrtarët policorë të mos e lënë punën?
Kosova është ndër të vetmet shtete që nuk ka sigurime shëndetësore për një institucion të sigurisë.