Të hënën rreth orës 16:00 është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, në afërsi të Liqenit të Badovcit, shkruan InLajmi.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
7-të personat e lënduar janë dërguar në qendrat më të afërta mjekësore për të marr trajtimin e duhur.
Sipas policisë, njësia rajonale e trafikut ka filluar me hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit./InLajmi/