Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixiku, ka ururar gjithë besimtarët mysliman në emër të tij dhe partisë që drejton, përcjell InLajmi.
Abdixhiku ka thënë se Festa e Bajramit kurorëzon përpjekjet e të gjithë atyre që besojnë në Krijuesin që pasi kanë përshkuar udhëtimin shpirtëror njëmujor, agjerimit.
Ai ka shtuar se qytetarët kosovar gjithmonë janë shquar për vepra dhe humanë, prandaj kërkon që kjo le të vazhdojë dhe ti mbajmë këto vlera edhe përtej muajit të shenjtë e përtej Festës së Bajramit.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të besimit islam,
Në këtë feste të madhe e gëzimi për ju dhe familjet tuaja, pas një muaji të shenjtë agjërimi, shpreh nderimin për të gjithë ata që kanë kaluar këtë muaj nën shenjën e adhurimit të Zotit, njëkohësisht duke sprovuar veten e me lutje ndaj tij, nën shenjën e mirësisë, sakrificës e përulësisë. Festa e Bajramit kurorëzon përpjekjet e të gjithë atyre që besojnë në Krijuesin që pasi kanë përshkuar udhëtimin shpirtëror njëmujor, ia kanë dalë mbanë të jenë bërë më të virtytshëm, më të mëshirshëm dhe më zemërgjerë.
Prandaj, në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me fat Fitër Bajrami. Kjo festë le të na rikujtojë se sakrifica dhe vlerat njerëzore që na bashkojnë dhe na sigurojnë mirëkuptim e kujdes ndaj njëri tjetrit janë vlera të domosdoshme për një shoqëri me zhvillim të begatshëm e me bekim prej Zoti.
Qytetarët e Kosovës gjithmonë janë shquar për vlera humane, vëllazërore dhe solidariteti, duke u dëshmuar si shoqëri që respekton njëri tjetrin e ndanë me ata në nevojë – prandaj, le të vazhdojmë t’i mbajmë këto vlera edhe përtej muajit të shenjtë e përtej Festës së Bajramit.
Me fat Bajramin!
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! /InLajmi/