Se në Kosovë pati gjenocid dhe luftë të tmerrshme, një të kaluar me përjetimet më të këqija dihet botërishtë, ku forcat paralimlitare vranë dhe masakruan shumë civil shqiptarë, shkruan InLajmi.
Shumë prej tyreje janë të zhdukur duke lënë peng gjithmonë në zemrat e familjarëve të tyre.
E pikërishtë sot mbushen 23 vjet nga masakra në Studime të Vushtrrisë ku forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.
Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri. Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda 2 orëve.
Kjo masakër nga krerët e institucioneve të Kosovës është quajtur ndër masakrat më të tmerrshme ndaj shqiptare gjatë luftës së fundit./InLajmi/