Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka ftuar të gjithë ndjekësit e tij, që të urojnë nga zemra, gjithë besimtarët mysliman që agjëruan në muajin e shenjtë të Ramazanit, përcjell InLajmi.
Berisha shpresoj se Zoti do ua pranojë sakrificën e atyre që agjëruan dhe ti shpërblejë me mirësi ata dhe familjet e mbarë kombit shqiptarë.
Postimi i plotë, i tij:
Sonte Nata e Bajramit!
Te dashur miq, besimtaret musliman nderojne sonte perfundimin e agjirimit te muajit te madhnueshem te Ramazanit.

Prandaj me kete rast ju ftoj miq te dashur ti urojme nga zemra te gjithe ata qe agjiruan por dhe te gjithe besimtaret musliman dhe besimtaret e Zotit qe i Gjithfuqishemi te pranoje sakrificen e tyre dhe tua shperbleje me miresi atyre, familjeve te tyre dhe kombit shqiptar!/InLajmi/