Të shtunën rreth orës 15:30 është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri në lagjen Suteskë të Mramorit, shkruan InLajmi.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para janë ngjitur dyshimet se 2 persona kanë marr plagë nga arma e zjarrit.
Sipas Policisë, hetuesit kane nisur hetimin për sqarim të rrethanave që karakterizojnë rastin.
Këtë informacion e ka konfirmuar për InLajmin, Zëdhënisi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci./InLajmi/