Një tornado e fuqishme është filmuar një pjesë të shtetit të Kansasit të SHBA-së, transmeton InLajmi.
Në fotot e postuara në rrjete sociale vërehen makina të shtypura dhe ndërtesa të shkatërruara.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka lëshuar paralajmërime për stuhi të forta për shtetet e Midwest-it, përfshirë Kansasin, Iowa-n, Misurin dhe Nebraskën.
Në qytetin e Wichita, kryebashkiaku tha se 50 deri në 100 ndërtesa ishin dëmtuar, veçanërisht në periferi të Andoverit.
Megjithatë deri më tani nuk ka raportime për lëndime të rënda, shkruan BBC.
Në një konferencë për shtyp të shtunën në mëngjes, zyrtarët lokalë thanë se nuk kishte të vdekur, pavarësisht shkallës së dëmtimit të ndërtesave dhe makinave. /InLajmi/