Netflix ka njoftuar se do të publikojë rikrijimin korean të dramës së saj të njohur të krimit spanjoll, “Money Heist”.
Gjiganti i transmetimit ndau një trailer 43 sekondësh për “Money Heist: Korea -Joint Economic Area” , i cili zbuloi se seriali i ri do të shfaqet premierë më 24 qershor.
“Money Heist” (i njohur në spanjisht si “La Casa de Papel”) përfundoi vitin e kaluar pas 5 sezonesh. Seriali mahniti audiencën në të gjithë globin dhe u bë një nga më të suksesshmit pas debutimit të tij në 2017.
Versioni i ri korean, me regji të Kim Hong-sun, pritet të ndjekë një komplot të ngjashëm me origjinalin, transmeton Anabel.magazine.
Në vend të maskës së Salvador Dali të përdorur në “Money Heist”, shfaqja e re përdor një maskë tradicionale koreane Hahoetal.