Gjykata Themelore në Pejë e ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj 5 të dyshuarve për një vrasje që ka ndodhur në Volljak të Klinës më 28 prill.
Avokati i njërit prej të dyshuarve, Gëzim Kollqaku, e ka konfirmuar për Klankosova.tv se gjykata e ka pranuar kërkesën e prokurorisë për paraburgim.
I vdekur ka mbetur një 23-vjeçar dhe janë plagosur 2 të tjerë.