Në Ditën e Punëtorëve janë duke u mbajtur protesta në sheshin e Prishtinës nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, raporton InLajmi.
Me moton “Liri, barazi, solidaritet”, protestuesit po shprehin pakënaqësitë e tyre në lidhje me punësimin e grave, duke kërkuar barazi ndërmjet punëtorëve dhe drejtorëve, duke kërkuar siguri dhe kontrata, si dhe pagesën e pagave që të jetë e rregullt, e që në vendin tonë sipas protestuesve edhe rrogat i marrin si lëmosha.
Në pllakat e protestët shkruhet “Pagë edhe për punë të shtëpisë”, “Gratë s’pushojnë as të dielën”, “Puna e papaguar e grave e mban shtetin”. /InLajmi/