Në Gradicë të Drenasit është gjetur një person pa shenja jete, përcjell InLajmi.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima ishte gjithashtu pjesëtar i policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Gradicë, Drenas 30.04.2022-16:55. Raportohet se është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Viktima ishte pjesëtar i PK-së. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në obduksion. /InLajmi/