Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar 1 Majin, “Ditën e Punëtorëve”, përcjell InLajmi.
Pacolli tha se uron që të gjithë punëtorët me punën e tyre të arrijnë suksese dhe të shpërblehen për mundin e tyre.
Kreu i AKR-së theksoi se për të nuk ka gëzim më të madh se kur krijon vende pune dhe e përmirëson jetën e punëtorëve.
Postimi i plotë i tij:
Urime 1 Maji, dita e punëtorëve! Uroj për të gjithë punëtorët që me punën e juaj të arrini suksese, respekt dhe të shpërbleheni për mundin. Për mua nuk ka gëzim më të madh se kur krijoj vende pune dhe përmirësoj jetën e përditshme të kolegëve të mi. /InLajmi/