Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se ajo udhëtoi për në Kiev të shtunën për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe për t’i dërguar një mesazh të qartë botës se Amerika qëndron me Ukrainën, transmeton InLajmi.
Pelosi drejtoi delegacionin e parë zyrtar të kongresit amerikan që vizitoi vendin që nga fillimi i pushtimit rus më shumë se 2 muaj më parë.
“Amerika qëndron me Ukrainën, ne qëndrojmë me Ukrainën derisa të fitohet lufta dhe ne qëndrojmë me NATO-n,” u tha Pelosi gazetarëve në Rzeszow, Poloni, pasi u largua nga Ukraina, shkruan CNN.
Pelosi tha se ajo dhe Zelensky diskutuan për ndihmën humanitare dhe financiare gjatë vizitës së saj, e cila zgjati pak më shumë se 3 orë. /InLajmi/