Danimarka dhe Suedia kanë treguar se një aeroplan spiun rus ka shkelur hapësirën ajrore të të 2-ja vendeve, transmeton InLajmi.
Të 2-ja shtetet kanë kontaktuar ambasadorët rusë për këtë incident.
Komanda Daneze e Mbrojtjes tha se avioni rus ishte një avion zbulues që qëndroi në hapësirën ajrore daneze për një moment shumë të shkurtër dhe avionët danezë “F-16” ndërhynë menjëherë.
“Ky veprim ishte krejtësisht i papranueshëm, veçanërisht shqetësues në situatën aktuale” tha Ministri i Jashtëm Danez, Jeppe Kofod, shkruan BBC.
Ja vlen të ceket se Danimarka është anëtare e NATO-së, ndërsa Suedia po debaton nëse duhet t’i bashkohet aleancës./InLajmi/