Aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Kamenicë ka përfunduar me fatalitet, ku një person ka vdekur, përcjell InLajmi.
Viktima ishte duke e vozitur automjetin automjetin VW kombi dhe për arsye ende të panjohura ka dalë në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe ka goditur një veturë tjetër.
Si pasojë e aksidentit viktima është dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan, mirëpo viktima nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Ndërsa pasagjeri që ishte po në atë automjet ka pësuar lëndime, mirëpo pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.
I dyshuari për aksidentin që voziste veturën tjetër, sipas Policisë së Kosovës është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë në drejtim të panjohur.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Gjilan –Kamenicë, 30.04.2022-19:00. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin VW kombi për arsye të pa njohura del në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe godet veturën Lada Riva të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima është dërguar ne Qendrën emergjente të Gjilanit pa shenje jete, lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri mashkull kosovar i cili pas marrjes se tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. I dyshuari pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë në drejtim të pa njohur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion. /InLajmi/