Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Melinda Simmons, e cila të premten u kthye në qytetin e Kiev-it për të përfaqësuar mbështetjen e saj nga shteti ukrainas, transmeton InLajmi.
“Gjeste të tilla, mbështetja e fortë si financiare dhe politike nënkuptojnë se nevoja për t’i dhënë fund luftës po bëhet gjithnjë e më e dukshme për Rusinë,” tha ai, shkruan BBC.
Zelensky shtoi se rusët e kanë pushtuar qytetin e Kherson-it dhe po përgatiten të ndryshojnë sistemin monetar lokal, në rubla ruse dhe gjithashtu shprehi ngushëllimet për gazetaren ukrainase që vdiq të enjte nga sulmi raketor rus./InLajmi/