
Ilaz Ismajl Kodra u lind më 3 maj 1966 në lagjen Kodra të Prekazit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa 8 vjeçaren dhe shkollën e mesme i ka kryer në Skenderaj. Pas kryerjes së shkollës së mesme, regjistrohet në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë. Shërbimin e detyrueshëm ushtarak e ka kryer në Slloveni, shkruan InLajmi.


Pas vrasjes së Fehmi Lladrofcit, SHP i UÇK-së, emëron Ilaz Kodren komandant të Brigadës 114 “Fehmi Lladrofci”.
Fehmi Lladrovci dhe Ilaz Kodra ishin shokë dhe bashkëluftëtarë të hershëm. Meritë e Ilaz Kodrës pas ofensivës së shtatorit dhe rënies heroike të komandantit të Brigadës 114, Fehmi Lladrovcit, është organizimi dhe strukturimi i shpejtë i Brigades 114 “Fehmi Lladrofci”.
Në pranverën e vitit 1999, kur luftës po i vinte fundi e fitorja ishte në prag, heroi, Ilaz Kodra bie heroikisht në fshatin Fortesë (Vërbofc) të Drenasit./InLajmi/
