Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në senatin amerikan, Bob Menendez ku kanë diskutuar për luftimin e ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, përcjell InLajmi.
“Shumë i kënaqur që kam pritur Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin në një takim për të biseduar rreth luftimit të ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor” shkroi Bob Mendez, në Twitter.
Gjithashtu Mendez, falënderoi Kosovën për qasjen zemërhapur, ndaj pritjes së refugjatëve afganë dhe ukrainas./InLajmi/
https://twitter.com/SFRCdems/status/1520117748118220800?s=20&t=qL1ukRl16Z-BnlifMuUd_g