Kryetari i Komunës së Deçanit BashkimRamosaj, ka reaguar pasi në Mbledhjen e Qeverisë, kyeministri Kurti vendosi që të shfuqizojë vendimin e Ramush Haradinajt për APK-në ku patën përfituar komunat, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka thënë se vendimet më të mira që janë marr ndonjëherë për komunat, është vendimi i qeverisë Haradinaj.
I pari i Deçanit tha se ai vendim i patë ndihmuar shumë komunat.
Postimi i plotë i tij:
Kryeministër Albin! Qyqan vendim paske marr!
Ndër vendimet më të mira që janë marr ndonjëherë për komunat, është vendimi i qeverisë Haradinaj, për dhënien e pronave komunave, të cilat prona administroheshin nga APK.
Vendimi në fjalë i 2019, nxjerrur nga qeveria Haradinaj në atë kohë, konkretisht nga kryeministri Ramush Haradinaj, i ka lehtësuar komunat që nuk kanë prona komunale, duke krijuar një standard të ri të zhvillimit ekonomik dhe mundësinë e realizimit të interesit publik të shprehur nga komunat, në këtë rast nga Komuna e Deçanit./InLajmi/