Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka shfuqizuar vendimet e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për dhënien e tokave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit disa komunave, raporton InLajmi.
Kurti tha se pronat duhet t’i kthehen AKP-së dhe se kthimi i ligjshmërisë aty ku kërkohet sipas tij është i pakompromis.
“MAPL ka sjellë për miratim shfuqizimin e disa vendimeve të ish-qeverisë Haradinaj. Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit bazohet për arsye se këto vendime nuk kanë mundur të zbatohen dhe për faktin se në vitin 2019 ka ndryshuar ligji i dhënies në shfrytëzim të pronës komunale dhe këtë duhet ta harmonizojmë”, tha ministri Krasniqi.
Kabineti qeveritar miratoi me shumicë votash propozim-vendimin e ministrisë së Pushtetit Lokal. /InLajmi/