Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace ka thënë se forcat ruse të cilat po luftojnë në rajonin lindor Donbas të Ukrainës, po vuajnë nga “vullneti i dobësuar”, transmeton InLajmi.
“Rusia është detyruar të bashkojë dhe të rikoordinojë njësitë ushtarake në veri-lindje të Ukrainës, shumë nga këto njësi ka ngjarë të vuajnë nga “vullneti i dobësuar”, tha ai, shkruan BBC.
Raporti i fundit i inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar thotë se forcat ruse ende përballen me “sfida të konsiderueshme”, gjithashtu edhe me paqëndrueshmërinë ajrore./InLajmi/