Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e shtunë bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë, në nderë të 23 vjetorit e rënies heroike të Ilaz Kodrës, përcjell InLajmi.
Kurti vendosi lule të freskëta pranë memorialit kështu duke nderuar heroin Ilaz Kodra.
Në vitin 1991, Adem e Hamëz Jashari, Ilaz Kodra e bashkëluftëtarë të tjerë, kaluan kufirin me Shqipërinë duke u futur ilegalisht, me qëllim për t’u stërvitur dhe për t’u armatosur. Ishin këto fillet e organizimit të asaj që më vonë njihet si Ushtria Çlirimtare e Kosovës./InLajmi/