Pas një bisede me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca do të rrisë mbështetjen ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, pas një bisede me Volodymyr Zelensky, transmeton InLajmi.
Macron përsëriti gjithashtu shqetësimin e tij për bombardimet e Rusisë ndaj qyteteve ukrainase dhe situatën e vështirë në qytetin e Mariupol-it.
SHBA, Franca dhe aleatët e tjerë i kanë ofruar Kievit qindra artileri për tandihmuar qytetin të kundërshtojë ofensivën e Moskës në rajonin Donbas -it, shkruan BBC.
Presidenca franceze gjithashtu tha se ndihma për Ukrainën arrin në më shumë se 615 ton pajisje, duke përfshirë pajisje mjekësore, gjeneratorë për spitale, ndihma ushqimore, ndihma strehimore dhe automjete emergjente”/InLajmi/