Trupi i pajetë i një gazetareje ukrainase e “Radio Liberty” është gjetur pas sulmit raketorë rus në ditën e enjte, transmeton InLajmi.
Gazetarja, Vera Gyrych gjendej në apartamentin e saj, kur raketa ruse goditi ndërtesën ku banonte, këtë e bëri të ditur mediumi në të cilin e ndjera punonte.
Kryetari i Bashkësisë së Kiev-it, Vitali Klitschko ka treguar se një trup i pajetë është gjetur pas sulmit raketor rus, por nuk ka dhënë detaje të personit të vrarë, shkruan BBC.
Ndërsa Moska ka konfirmuar se ka goditur objektivat ukrainase, por nuk ka komentuar mbi sulmin e kësaj ndërtese në të cilën gjendej gazetarja./InLajmi/