Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Ben Wallace ka paralajmëruar se Vladimir Putin mund të fillojë një Luftë të Tretë Botërore, transmeton InLajmi.
Wallace ka shtuar se, Putin mund të përdor festimet e datës 9 maj, të cilat përkujtojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore si nxitje për fillimin e një lufte të re.
Paralajmërimi i sekretarit Wallace, vjen pasi Rusia pretendoi se pushtimi i Ukrainës mund të përfundojë në një luftë botërore bërthamore, shkruan The Sun.
Gjithashtu, Presidenti i Rusisë, bëri një parakalim me ushtrinë e tij në Moskë dhe Shën Petersburg si provë për “Ditën e Fitores, 9 majin”./InLajmi/