Në 24 orët në Shqipëri janë regjistruar 53 të infektuar dhe asnjë humbje jete.
Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 1.057 testime të kryera, kanë rezultuar pozitive për Covid-19, 53 qytetarë.
Janë 374 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 7 pacientë, përcjell ABC News.
Janë shëruar 90 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271.185 që nga fillimi i epidemisë.