Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në ditën e premte ishte prezent në “Panairin e Praktikës Profesionale” të organizuar nga SH.M.P “Tafil Kasumaj” , përcjell InLajmi.
Sipas Kryetarit qëllimi i këtij panairi është që nxënësit semimaturantë të kenë mundësinë të praktikojnë ligjërimet të cilat po i mësojnë.
Ramosaj ka falënderuar drejtorin e kësaj shkolle, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtoret e tjerë për punën dhe mundin e tyre, ndaj nxënësve.
Postimi i plotë i tij:
Sot kisha kënaqësinë të isha pjesë në Panairin e Praktikës Profesionale, të organizuar nga SH.M.P “Tafil Kasumaj”, panair ky i organizuar në kuadër të programit “Java e dyerve të hapura”.
Qëllimi i këtij panairi është që semimaturantët të kenë mundësinë të shohin nga afër profilet dhe mundësitë praktike të cilat i ofron SH.M.P “Tafil Kasumaj”.
E falënderoj drejtorin e shkollës, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët për punën e mrekullueshme dhe nxënësve iu urojmë suksese!/InLajmi/