I pari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur pamje së si do të duket “Rruga A” pas ndërtimit, përcjell InLajmi.
Rama ka thënë së në kuadër të këtij projekti hyjnë edhe instalimet nëntokësore, ndërsa rruga thuhet së do të jetë më 3 korsi për një drejtim.
Ai ka thënë së 2 nga korsit e rrugës do shfrytëzohen për autobus ndërsa 2 të tjera për vetura, veç tjerash kësaj rrugë nuk do i mungojë shtegu për biçikleta dhe trotuari ngjitur prej saj.
Tutje thuhet së “Rrugës A” nuk do t’i mungojnë hapësirat gjelbëruese ku do jenë 3 prej tyre, sipas Ramës kjo rrzgë do ndihmojë në shkarkimin e trafikut në Prishtinën e Re.
Postimi i plotë i tij:
Kemi përcjellur materialin ofertues për projektin:
Ndërtimi i “Rrugës A” ( kolektori dhe rruga).
Në kuadër të këtij projekti përfshihet rruga me të gjitha instalimet nëntokësore. Rruga do të jetë me 3 korsi në një drejtim. Për autobus do të ketë korsi të veçantë ndërsa 2 korsitë tjera do të shfrytëzohen për vetura.
Rruga do të ketë shtegun e biçiklistave dhe trotuarin afër saj. Po ashtu do të ketë 3 shtigje të hapësirave gjelbëruese.
Rr. “A”, do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut të Prishtinës së Re, në të cilën ndërtimi i segmentit të LOT I do të kushtojë rreth 8 milionë euro.
LOT I, do të përfshijë segmentin nga “Veterniku” deri të vazhdimi i “Rrugës B”. /InLajmi/