Sipas zëdhënësit të Antonio Guterres një nga raketat që goditi Kievin të enjten u ul pranë hotelit ku po qëndron sekretari i përgjithshëm i OKB-së për vizitë, transmeton InLajmi.
Raketa goditi një orë pasi Antonio Guterres mbajti një konferencë shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Guterres dhe ekipi i tij janë të sigurt, tha zëdhënësi i tij Stéphane Dujarric.
Ai shtoi se delegacioni i OKB-së po takonte kryeministrin në zyrën e tij dhe nuk ishin në hotel në atë moment.
“Unë jam sot në Kiev. 2 raketa kanë shpërthyer në Kiev, u trondita kur u informova se 2 raketa kishin shpërthyer në qytetin ku ndodhem”, tha Guterres për BBC News gjatë vizitës së tij.
“Pra, kjo është një luftë dramatike, dhe ne absolutisht duhet t’i japim fund kësaj lufte dhe absolutisht duhet të kemi një zgjidhje për këtë luftë.” /InLajmi/