Norvegjia do të mbyllë portet e saj për anijet ruse, me përjashtim të anijeve të peshkimit. Norvegjia nuk është pjesë e Bashkimi Europain, por qeveria ka deklaruar se do të ndjekë linjën e BE-së.
Norvegjia njoftoi të premten se do të zbatonte grupin e 5 të sanksioneve ndaj Rusisë, për të cilin kanë rënë dakord 27 vendet e unionit.
Kjo përfshin ndalimin, me disa përjashtime, për transportin rrugor të mallrave nga Rusia, me të cilën Norvegjia ndan kufirin e Arktikut, përmes vendkalimit Storsko ndërmjet 2 vendeve.
Ndalimi i ankorimit në portet norvegjeze të anijeve me flamur rus do të hyjë në fuqi më 7 maj dhe nuk do të prekë anijet e peshkimit, shumë prej të cilave zbrazin gjahun e tyre në bregun norvegjez ose në arkipelagun norvegjez Svalbard, përcjell Alsat Mk.
“Sanksionet janë mjetet tona kryesore të presionit kundër regjimit rus. Është kyçe këtu të qëndrojmë pranë BE-së dhe vendeve të tjera, për të vazhduar që të dobësojmë aftësinë e Rusisë për të financuar luftën në Ukrainë”, tha ministrja e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.