Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi në kuadër të Koventës së LDK-së ka thënë se kjo konventë ka për qëllim hartimin e planit të LDK-së për qeverisjen e ardhshme, raporton InLajmi.
Mjekiqi tha se LDK-ja do të punojë që procesi i anëtarësimt të Kosovës në BE të avancojë, duke përfshirë sundimin e ligjit e stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik.
Gjithashtu Mjekiqi tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është mjaft i rëndësishëm sepse kjo sjell stabilitet në rajon.
Sot jemi në hapjen e konventës që ka për qëllim hartimin e LDK për qeverisjen e ardhshme. Sot fola për politikë të jashtme integrime euroatlantike duke shtruar nevojën qe Kosova të jetë pjesë e BE-së. LDK do të punojë që ky proces të avancojë përfshirë sundimin e ligjit e stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik. Sa i përket anëtarësimit në NATO dhe aspirata e LDK-së që kjo të jetësohet është e rëndësishme sepse sjellë stabilitet në gjithë rajonin”, tha ajo. /InLajmi/