Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit ka folur për media duke i treguar temat që janë shqyrtuar në këtë mbledhje, raporton InLajmi.
Tutje Kusari-Lila ka treguar se ka kërkuar që të shtyhet shqyrtimi i kërkesës së 41 deputetëve për të formuar “Komisionin Hetimor” pasi opozita nuk ishte prezentë.
“Unë kërkova të shtyhet shqyrtimi i nënshkrimeve të 41 deputetëve për formimin e komisionit hetimor sepse në këtë mbledhje mungonin partitë opozitare dhe unë mendoj se kjo është arsyeja që opozita nuk ka marr pjesë në mbledhjen e kryesisë së kuvendit e as në seancat tjera parlamentare” tha deputetja.
Kusari-Lila shtoi se nuk duan të vazhdojnë seancat plenare si pushtet, pa opozitën edhe pse i kanë votat, shpresojnë se opozita do të reflektojë sepse askush nuk po tenton të ua marr të drejtën për të formuar “Komisionin Hetimor”./InLajmi/