Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka uruar Dritan Abzoviqin për detyrën e re si kryeministër i Malit të Zi, përcjell InLajmi.
Kurti e ka përgëzuar Abazoviqin, duke theksuar se ai është kryeministri i parë i Malit të Zi, i cili është nga komuniteti shqiptar.
Kryeministri i Kosovës theksoi se mezi pret të punojë së bashku me Abazoviqin, tashmë kryeministrin e Malit të Zi, për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballemi në rajon. /InLajmi/
https://twitter.com/albinkurti/status/1519810283434295296