Kryetari i qytetit të Kiev-it dhe ish-boksieri, Vitali Klitschko përmes një videoje, ka thënë se me sulmin raketor të ditës së enjte Putin ka drejtuar “gishtin e mesit” popullit ukrainas, transmeton InLajmi.
Këto sulme raketore ndodhën gjatë një vizite të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres në Ukrainë.
“Qëllimi i presidentit Putin nuk është të rrënojë shtetin Ukrainës por të vras qytetarët e tij” tha Vitali Klitschko, shkruan BBC.
Moska ka konfirmuar se shënjestroi Kryeqytetin ukrainas mbrëmë, por nuk ka komentuar goditjen e ndërtesës së banimit, në të cilën mbeti i vrarë një person./InLajmi/