Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas ka thënë se Rusia duhet të dëbohet nga Ukraina, transmeton InLajmi.
Kaja Kallas tha se vendet perëndimore duhet të ndajnë qëllimin e saj që Ukraina të fitojë luftën dhe Putin të humbasë.
Tutje Kallas tha se ruajtja e unitetit do të bëhet më e vështirë ndërsa lufta vazhdon, shkruan BBC.
Ajo tha se siguria evropiane është në rrezik, duke shtuar se “ne të gjithë duhet të kemi të qartë se problemi i fqinjit tonë sot mund të jetë problemi ynë nesër”. /InLajmi/