Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka njoftuar se në panelin e 2-të në Konventën e partisë kanë diskutuar për politikën e jashtme, raporton InLajmi.
Sipas Hazirit, politika e jashtme e Kosovës është e humbur nga kjo qeverisje.
Haziri tha se LDK-ja po vazhdon bashkëpunimin me shtetet e tjera, duke theksuar se në këtë aspekt edhe mërgata po luan një rol të rëndësishëm dhe po vazhdon të jetë pjesë e angazhimeve që partia e tij ka në Evropë dhe Amerikë.
“Bashkëpunimi ynë vazhdon të thellohet përkundër takimeve me 3 shtetet. Mërgata luan rol të rëndësishëm dhe është pjesë e angazhimeve që komuniteti jone e ka në Evropë dhe Amerikë. Mërgimtari ka qenë zëri ynë politik. Ne trajtuam çështjen e politikës së jashtme natyrisht që këtë lloj besimi që politika e jashtme është e humbur dhe është larg atë që LDK e ka formuar në marrëdhëniet e jashtme. Kjo politikë e humbur është pjesë e kulturës që po e gjente kjo qeverisje”, tha Haziri. /InLajmi/