Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa përmes rrjetit social, Instagram ka bërë publike datat kur do të fillojë festivali i menaxhuar nga vetë këngëtarja, përcjell InLajmi.
Sipas këngëtares festivali “Sunny Hill” do të mbahet me datat 4,5,6, dhe 7 të muajit gusht.
Dua Lipa nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij festivali, dihet se do të mbahet në Kosovë por lokacioni i detajuar nuk dihet ende./InLajmi/