Dritan Abazoviq ka marrë vendimin e parë si kryeministër i Malit të Zi në ditën e parë të punës, përcjell InLajmi.
Abazoviq ka njoftuar se duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun.
Sipas kryeministrit të ri, ky vendim do të rrisë transparencën e përgjithshme dhe do të forcojë besimin në instutucionet e arsimit.
Abazoviq tha se qytetarët duhet të jenë të përfshirë në procesin vendimmarrës.
Postimi i plotë i tij:
Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës”. /InLajmi/