Këngëtarja shqiptare, Melinda Ademi ka paralajmëruar ndjekësit e saj përmes Instagram-it, se do të publikojë projektin e ri muzikor të titulluar “All Night”, përcjell InLajmi.
Ademi njihet si këngëtare e bashkëpunimeve, por këtë herë ka zgjedhur që me “All Night” të vijë e vetme.
Kënga e fundit e reperes, “Melodia” është mirëpritur nga admiruesit e saj, pritet që edhe kjo këngë të ketë suksesin e mjaftueshëm. /InLajmi/