Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, i ka komentuar deklaratat e fundit të shtetit të Finlandës dhe Suedisë në lidhje me anëtarësimin në NATO, duke thënë se ky anëtarësim duhet të bëhet sa më shpejtë, transmeton InLajmi.
“Nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të aplikojnë në NATO, procesi i anëtarësimit do të bëhet shpejt dhe do të vendosen masa të përkohshme derisa të bëhen anëtarë zyrtarë të aleancës” tha ai.
Gjithashtu Jens, shtoi se nëse Finlanda dhe Suedia do të marrin vendimin e tyre për anëtarësim aleanca do t’i mirëpres, shkruan CNN.
Sipas tij Finlanda dhe Suedia janë tashmë shumë afër NATO-s dhe sapo të marrin ndonjë vendimin për t’i ftuar ata, ky veprim do të dërgojë një mesazh të fortë politik, kur siguria e Finlandës dhe Suedisë do të jetë çështje kryesore për aleatët e NATO-s./InLajmi/