Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka treguar se në ditën e enjte është vendosur gur themeli i memorialit përkujtimor në fshatin Isniq, në nder të 100 mijë të strehuarve në këtë fshat më vitin 1998, përcjell InLajmi.
Gjithashtu Ramosaj ka falënderuar Agjencinë për Menaxhimin e Kompleksve Memoriale për financimin e këtij memoriali dhe drejtorin e kësaj agjencie, Bislim Zogaj.
Sipas kryetarit të Deçanit ky memorial është dëshmi e zemërgjerësisë, bujarisë e fisnikërisë së shqiptarëve ndër breza.
Postimi i plotë, i tij:
Sot u vendos gurthemeli i memorialit përkujtimor në fshatin Isniq, në kujtim të shpëtimit të rreth 100 mijë të strehuarve në këtë fshat në shtator të vitit 1998.
Falënderoj Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale për financimin e këtij memoriali dhe drejtorin e kësaj agjencie, z.Bislim Zogaj për pjesmarrjen sot.
Memorial ky që do të jetë dëshmi e zemërgjerësisë, bujarisë e fisnikërisë së shqiptarëve ndër breza!
Monumentet e tilla e shtojnë vlerën e qytetit tonë!/InLajmi/