Një person është vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur me armë zjarri në komunën e Klinës, më konkretisht në fshatin Volljakë, përcjell InLajmi.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, i cili tha se 3 personat që u plagosën u dërguan njëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, pastaj në emergjencën e Pejës.
Mirëpo njëri prej të plagosurve nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje dhe është duke e hetuar rastin.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Në 20:43, policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes është konstatuar se 3 persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohësh. mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”. /InLajmi/