Ministri i Financave Hekuran Murati në seancën parlamentare të së enjtes, ka thënë se pretendimet e deputetëve të Kosovës se importi i energjisë elektrike ka qenë me shifra të vogla, ndërsa çmimet janë rritur, janë pretendime skandaloze, raporton InLajmi.
“Skandaloze është të thuhet se importi është i vogël në krahasim me çmimin e energjisë, është skandaloze te thuhet se ka reduktime të energjisë elektrike, problemi i energjisë është problem global, pretendimet e tilla janë skandaloze dhe nuk i ndihmojnë debatit në kuvend” tha ai.
Gjithashtu Ministri Murati tha se në takimin e mbajtur me Bankën Botërore, Kosova është marr shembull për menaxhimin e energjisë elektrike./InLajmi/