Skuadra e Milanit ka 2 pikë avantazhi ndaj rivalëve të qytetit, Interit, të cilat bëhen 3 në rast të një numri të barabartë pikësh në fund të kampionatit.
Skuadra e Piolit është në fakt përpara në përballjet direkte ndaj Interit, falë derbit që fitoi 2-1 më 5 shkurt. Për këtë arsye do t’i duhen të paktën 10 pikë (nëse Interi nuk frenon më tej) për të marrë titullin.
Me kalendar në dorë, Milani ka më shumë mendime se kushërinjtë e tyre. “Kuqezinjtë” do të luajnë 2 ndeshjet e tyre të ardhshme në shtëpi kundër Fiorentinës dhe Atalantës, të 2-ja ende në garë për Evropën.
2 ndeshjet në “San Siro” ndërthuren me ato jashtë fushe në Verona, e qetë në aspektin e renditjes, por një “arrë” e fortë për të goditur të gjithë emrat e mëdhenj të këtij viti.
Për të mbyllur rrugën e Milanit është ndeshja jashtë fushe me Sasuolo, një tjetër skuadër që nuk ka çfarë të kërkojë më nga liga, por që nuk do t’iu falë asgjë “kuqezinjve”.
Rruga e Interit është më e lehtë, por do të përballen me presionin që duhet të ndjekin dhe të mos gabojnë më, përcjell Alsamt Mk.
“Zikaltrit” do të luajnë sipas radhës ndaj Udinezes, Empolit, Kaliarit dhe Sampdorias. Nëse 2 ndeshjet e para, në “Dacia Arena” dhe e 2-ta në shtëpi do të jenë kundër skuadrave të qeta për sa i përket renditjes. 2 të fundit do t’i shohin të besuarit e Inzagit përballë 2 rivalëve që luftojnë për të mos rënë nga kategoria.