Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, në vazhdimin e seancës parlamentare në ditën e enjte ka shprehur dyshimet e saj që opozita nuk po insiston për “Komisionin Hetimor” për të hetuar shkeljet por për ti bllokuar proceset të cilat duhet të votohen në vazhdimësi, raporton InLajmi.
“Insistimi i opozitës për ta formuar këtë komision hetimor parlamentar nuk po e forcon këtë bindje por po e dobëson” tha ajo.
“ Në rrethanat që ju i keni krijuar, ju keni lëshuar parlamentin në seancën e kaluar edhe ne s’kemi votuar, nuk është kjo koha për matjen e forcave , forcat i matim në procese zgjedhore” shtoi deputetja.
Kusari-Lila shtoi se ka frikë që opozita nuk e ka për qëllim për të hetuar shkeljet por për bllokimin e Kuvendit të Kosovës./InLajmi/