Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar ndaj lajmit se shqiptari, Dritan Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi, përcjell InLajmi.
Krasniqi e ka cilësuar si lajm të shkëlqyeshëm zgjedhjen e Abazoviqit si kryeministër, duke theksuar se ky është lajm i mirë jo vetën për Malin e Zi, por edhe rajonin tonë.
Kryetari i PDK-së tha se ky është një moment historik mbarëshqiptarë, të cilët sipas tij shqiptarët po e dëshmojnë që janë partnerët më të besueshëm dhe kryesorë të SHBA-ve dhe të BE-së në rrugëtimin drejt integrimit europian dhe euro-atlantik.
Tutje ai e ka uruar Abazoviqin për detyrën e re, duke i uruar punë të mbarë.
Postimi i plotë i tij:
Lajm i shkëlqyeshëm nga Mali i Zi, ku Kuvendi me shumicë votash ka votuar Qeverinë e Re që do të udhëhiqet nga Kryeministri i ri, Dritan Abazoviq.
Zgjedhja e Dritan Abazoviq si Kryeministër, si një politikan i ri që ka dëshmuar se është punëtor dhe promovues i vlerave demokratike dhe perëndimore, është lajm i mirë për Malin e Zi, qytetarët e këtij shteti, por edhe për rajonin tonë. Ky është edhe një moment historik mbarëshqiptarë, të cilët sot, më shumë se kurdoherë, po dëshmojnë që janë partnerët më të besueshëm dhe kryesorë të SHBA-ve dhe të BE-së në rrugëtimin drejt integrimit europian dhe euro-atlantik.
Urime Dritan, punë të mbarë në detyrën e re! /InLajmi/