Deputeti i Partisë së Demokratike, Memli Krasniqi në seancën parlamentare të së enjtes ka thënë se pushteti po tenton ta merr instrumentin më të rëndësishëm të opozitës, “Komisionin Hetimor”, raporton InLajmi.
“Hetimi parlamentar është instrumenti kryesor që e ka opozita, jo pushteti sepse vet fjala pushtet nënkupton se i ke të gjitha të drejtat e tjera, ne kemi të drejt për të hetuar punën e qeverisë që e ka zgjedh ky vend” tha ai.
Gjithashtu Krasniqi iu drejtua deputetëve duke iu thënë se mandatin ua keni borxh qytetarëve të Kosovës dhe jo dikujt tjetër./InLajmi/