Kryeparlamentari, Glauk Konjufca e ka shtyrë seancën e Kuvendit për nesër në ora 10:00.
Arsye për këtë është bërë mungesa e kuorumit.
Në votimin për themelimin e Komisionit për hetim të menaxhimit me krizë energjetik, ishin të pranishëm 61 deputetë, por votuan vetëm 3.
Konjufca tha se ky është një ndër votimet më të çuditshme në histori të Kuvendit, shkruan Reporteri.net.
“Konstatoj se ky është një ndër votimet më të çuditshme në histori të Kuvendit. Kanë votuar vetëm 3 prej 61 deputetëve edhe ata kanë abstenuar. Andaj konstatoj se nuk ka pasur kuorum dhe seanca shtyhet për nesër në ora 10”, tha Konjufca