Tashmë zyrtarisht Liverpool dhe Jurgen Klopp kanë zgjatur bashkëpunimin mes tyre. Klopp do të vazhdojë të jetë timonieri i “The Reds” edhe për 2 sezone të tjera, teksa rinovimin e kontratës e ka bërë deri në vitin 2026.
Tekniku gjerman ka thënë edhe fjalët e para pas rinovimit të kontratës, teksa shfaqej dukshëm i emocionuar për vazhdimin e punës së tij në Premier League, ndërsa është shprehur se është i dashuruar tashmë me klubin e tij.
“Kam kaq shumë fjalë që mund të përdor për të përshkruar se si ndihem për këtë lajm… i kënaqur, i përulur, i bekuar, i privilegjuar dhe i emocionuar!”, ka thënë fillimisht Klopp.
Ka kaq shumë për të dashur në këtë vend. E dija që para se të vija këtu, e njoha edhe më mirë pasi mbërrita këtu në Liverpool dhe tani e di më shumë se kurrë më parë, shkruan Abc.News.al.
Kur pronarët më sollën mundësinë për të rinovuar, i bëra vetes pyetjen që e kam menduar publikisht. A kam energji dhe atmosferë për të dhënë sërish nga vetja atë që kërkon ky vend i mrekullueshëm nga personi në zyrën e menaxherit? Nuk m’u desh shumë kohë për t’iu përgjigjur me të vërtetën. Përgjigjja ishte shumë e thjeshtë… Unë jam i dashuruar këtu dhe ndihem mirë!” përfundoi gjermani i Liverpool.